Apple lanson sistemin iOS 10.3

Pas shumë versioneve beta, Apple më në fund ka lëshuar versionin përfundimtar të sistemit operativ iOS 10.3.

Pasi lansoi versionin iOS 10 në shtator, Apple reagoi menjëherë me 10.1 në tetor e me 10.2 në dhjetor, por vonoi më shumë se tre muaj për versionin e ri.

iOS 10.3 sjell animacione të reja për hapjen dhe mbylljen e aplikacioneve dhe shton motin te aplikacioni Maps.

Për të përditësuar telefonin në iOS 10.3 duhet të klikohet në “Settings – General – Software Update – Download and Install”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button