Messenger me ndryshim të ri

Facebooku ka njoftuar se shumë shpejt do të përhapë një veçori të re në aplikacionin Messenger.

Fjala është për një veçori që i mundëson përdoruesve të shpërndajnë njoftimin për lokacionin e tyre, ka thënë kompania.

Kompania ka gjetur se një nga frazat që përdoret më së shumti në biseda është “Ku je?” sipas Stan Chudnovskyt, nga Messengeri.

Shpërndarja e informatave për lokacion do të jenë opsionale, por do të jenë edhe me mundësinë e transmetimit direkt, ashtu që një përdorues kur tregon informatat për lokacionin e tij, një mik mund të shikojë lëvizjen e atij përdoruesi deri në 60 minuta.

Messenger ishte pjesë e aplikacionit të Facebookut për telefona, deri në vitin 2013 kur u nda si aplikacion në vete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button