Ja disa fakte rreth vëllezërve të futbollit Taulant dhe Granit Xhaka

Vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka janë emrat më të lakuar të futbollit shqiptar. I madhi Taulanti është pjesë e Kombëtares shqiptare, duke veshur me krenari, siç edhe ai shpesh e ka shprehur, fanellën kuq e zi. Ndërsa i vogli, Graniti luan me Kombëtaren e Zvicrës. Për ironi të fatit atyre iu është dashur të përballen edhe me njëri-tjetrin, por profesionistë të dy vëllezërit Xhaka kanë ditur të bëjnë lojën e tyre, pa u drejtuar nga emocionet. BORDO sjell disa fakte interesante, rreth dy yjeve të futbollit.

Fillimet

Taulant Xhaka e ka frymëzuar vëllain e tij më të vogël Granitin për t’u përfshirë në futboll, edhe pse prindërit tregojnë se ata kanë luajtur bashkë që kur ishin vetëm 8 vjeçarë.

18 muaj

Ata kanë një diferencë prej 18 muajsh nga njëri-tjetri. Taulanti ka lindur me 25 Mars 1991, ndërsa Graniti në 27 shtator 1992.

Kombëtaret  

Futbollisti 23 vjeçar Graniti ka përfaqësuar Zvicrën në Euro 2016, ndërsa vëllai i madh nuk ka hequr dorë nga kombëtarja shqipare me të cilën u angazhua qysh në fillim.

Përballjet

Nuk ishte hera e parë që ata luajnë kundër njëri-tjetrit. Ndërsa Taulanti ka luajtur me Grasshopers, i vëllai e ka rivalizuar në fushë me skuadrën e Bazelit.

Skuadrat

Graniti aktualisht luan për Arsenalin, ndërsa Taulanti angazhohet me skuadrën zviceriane të Bazelit.

Pozicioni

Ndoshta ndikimet që kanë pasur nga njëri-tjetri gjatë karrierës futbollistike kanë bërë që pozicioni i mesfushorit të jetë më i preferuar për të dy vëllëzerit Xhaka.

Golat

Gjatë karrierës futbollisti Xhaka i madh ka arritur të shënojë plot 200 gola, ndërsa më i vogli ka një diferencë të papërfillshme, 201 gola.

Financat

Statistikat zyrtare flasin për një vlerësim prej 4 milion eurosh për Taulantin, ndërsa më i vogli sapo ka nëshkruar një kontratë 25 milionë euro me Arsenalin

Jeta private

Pak kohë pasi vëllai i madh Taulanti i kishte dhënë fund një historie disa vjeçare me Dorina Podrimja, Graniti u fejua zyrtarisht, lajm i cili gëzoi fansat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button