Qeveria kushtëzon vizitën e Vuçiqit në Kosovë me refuzimin e dy ministrave

Kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet që këtyre ditëve ta vizitojë Kosovën.

Madje kryeministri serb ka kërkuar nga Qeveria e Isa Mustafës që t’i lejohet hyrja brenda territorit të Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Burime të KTV-së brenda Qeverisë së Kosovës, thonë se Qeveria ka vendosur që ta kushtëzojë me shumë kërkesa vizitën në Kosovë të Vuçiqit.

Ndër kushtet kryesore, siç merr vesh KTV-ja, ka qenë që në delegacionin e vizitës të mos përfshihen dy ministra të Qeverisë së Serbisë, ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanoviq dhe ai i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, të cilëve me vendime të mëparshme u është ndaluar hyrja në Kosovë.

Këta dy ministra, sipas këtij vendimi, do të lejoheshin të hyjnë në territorin e Kosovës vetëm nëse do të kishte kërkesë nga institucionet e Kosovës.

Aleksandër Vuçiq ka kërkuar leje për ta vizituar për disa orë të mërkurën, më 29 mars, komunën e Leposaviçit, ndërsa ende nuk u është kthyer përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button