Ronaldo dëshiron të thyej rekordin e të famshmit Puskas

Një nga lojtarët më të mirë të futbollit të kohës sonë Cristiano Ronaldo, në fanellën e përfaqësueses së Portugalisë ka shënuar 70 gola duke u radhitur si golashënuesi i katërt më i mirë i Evropës, por nuk është i paarritshëm edhe rekordi i golashënuesit të famshëm hungarez Ferenc Puskas i cili për përfaqësuesen e tij ka shënuar 84 gola, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Portugalisë mbrëmë në ndeshjen kualifikuese të grupit B për Kupën e Botës në Rusi, me rezultatin 3:0 mundi Hungarinë, kurse Ronaldo ishte golashënues i dyfishtë.

Ronaldo kështu ka tejkaluar gjermanin Gerd Muller i cili për përfaqësuesen e tij ka shënuar 68 gola.

Si i treti në këtë radhitje të golashënuesve të përfaqësueseve evropiane, të cilët Ronaldo dëshiron t’i tejkalojë janë gjermani Miroslav Klose, i cili në karrierën e përfaqësueses ka shënuar 71 gola, dhe hungarezi Sandor Kocsis, i cili shënoi 75 gola për ekipin e tij.

Fituesi i katërfishtë i ‘Topit të Artë’ Ronaldo kohët e fundit njoftoi se planifikon që të luaj futboll profesional edhe në tetë vitet e ardhshme, duke u përpjekur që të shmangë lëndimet e rënda.

Sipas të dhënave zyrtare, Ronaldo tashmë zotëron rekorde të shumta, ndër të cilat se ai është i vetmi lojtar në histori që ka shënuar gola në katër kampionate evropiane dhe në tre kampionate botërore të futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button