Le Pen: Dorëhiqem si presidente nëse francezët i thonë “jo” daljes nga Eurozona

Kandidatja presidenciale e krahut të djathtë radikal francez Marine Le Pen ka deklaruar se do të japë dorëheqje nëse francezët refuzojnë planin e saj për largimin e vendit nga Eurozona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Le Pen gjatë fushatës parazgjedhore ka paralajmëruar se nëse zgjedhet presidente e vendit do të organizojë referendum për daljen e Fancës nga Eurozona, ndërsa sot për radion Europe1 ka thënë se do të japë dorëheqje nga posti eventual i presidentes nëse francezët refuzojnë planin e saj.

“Mbështetje ndaj idesë për mbetjen e Francës në Eurozonë do të thotë pranimi i modelit të qeverisjes së imponuar nga Bashkimi Evropian, që do të thotë se 70 për qind e programit tim, është e pamundur të realizohet”, tha Le Pen, e cila mbështet daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill dhe 7 maj, ndërsa Le Pen sipas sondazheve ka një avantazh ndaj kundër kandidatëve. Kundërshtari më i madh llogaritet Emmanuel Macron, kandidat i pavarur i opsionit politik të qendrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button