Ivanov emëron drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e emëroi Zoran Ivanovin për drejtor të ri të Agjencisë për Zbulim, në vend të drejtorit të deritanishëm Naqe Çulev, mandati i të cilit skadoi, njoftoi kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Zoran Ivanov deri tani e ushtronte detyrën e shefit të zbulimit ushtarak në suaza të shërbimit për siguri ushtarake dhe zbulim. Ai është kuadro profesional i Ministrisë së Mbrojtjes dhe personel aktiv ushtarak me përvojë luftarake në kryerjen e operacioneve në vend dhe misionet ndërkombëtare të mbrojtjes jashtë vendit.

Drejtori i deritanishëm Naqe Çulev, siç qëndron në kumtesë, vazhdon të jetë pjesë nga përbërja profesionale e Agjencisë për zbulim dhe në bashkëpunim me drejtorin e sapoemëruar do t’i vazhdojnë proceset e filluara të transformimit të Agjencisë për zbulim, misioni i të cilit është mbledhja e të dhënave për informim në mbrojtjen e shtetit, mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe realizimin e interesave jashtë vendit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button