Nuhiu: për tu ballafaquar me emigrantët do të koordinohemi me BE-në dhe SHBA-në

Maqedonia është e gatshme për tu  përballur me një valë të re të refugjateve, theksoi ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu në konferencën regjionale për gadishmërinë e vendit për tu  përballur me valën e re evntuale të refugjatëve. Duke komentuar deklaratën e ditëve të fundit të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip  Ardogan, Nuhiu theksoi se në rast se Turqia vendos të lëshojë  refugjatë që ndodhen në kufitin Turko- Sirian , Maqedonia do të ndihmohet nga vendet aleate të Evropës dhe në koordinim me ato do të reagojë ndaj krizës, njofton TV21.

“Sigurisht se  të gjitha veprimet, të cilat në mënyrë indirekte mund të rezultojnë nga kriza e emigrantëve ne jemi duke i përcjellë. Më shqetësuese mund të jetë skenari i mundshëm i prishjes së marrëveshjes së Turqisë me BE-në dhe të kemi një numër të madh të emigrantëve. Ne do të bëjmë përpjekje që të gjitha shërbimet tona ti koordinojmë edhe me partnerët tanë Evropianë dhe Amerikanë.” theksoi ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu.

Nga sektori civil theksojnë se gjatë valës së fundit Maqedonia ishte pike e zezë për refugjatët, ato vlerësojnë se edhe përkundër asaj se vendi ynë po ballafaqohet me krize politike, Maqedonia ka kapacitet që të përballet me sukses kundër ndonjë vale të re të mundshme të emigranteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button