Pse është kaq e vështirë loja ‘Candy Crush’?

Saga “Candy Crush” është një lojë popullore në të cilën lojtarët lëvizin karamelet me ngjyra të ndryshme në një tabelë për të krijuar treshe në një radhë. Pasi plotësohet një radhë treshe, ato zhduken dhe karamele të tjera bien nga kreu i ekranit për të mbushur hapësirat.

Kërkuesi australian, Toby Walsh, donte të testonte nëse loja ishte në të vërtetë e vështirë për t’u zgjidhur pa ndihmën e një kompjuteri.

Për ta testuar teorinë e tij, ai ndërtoi një tabelë teorike me karamele dhe arriti ta kthente atë në një puzzle logjik matematikor. Strategjia për zgjidhjen e lojës klasifikohej përkrah atyre që përdoren për të zgjidhur probleme të tjera komplekse.

Pse është loja kaq e vështirë?

Nëse një tabelë fillimi ka dy mundësi, ku mund të plotësohet një radhë me tre karamele, lojtari duhet të vendosë cilën radhë të plotësojë të parën.

Pasi e ka zgjedhur këtë radhë, ajo nis një reaksion zinxhir dhe ndikon direkt tek karamelet e tjera që do të rrëzohen, pasi loja ka filluar.

Kur loja mbaron, lojtari duhet të fillojë sërish, por kësaj here zgjedh radhën tjetër, për të vendosur cila radhë i siguron pikët më të larta.

Për të marrë një vendim të mirë matematikor se cilën radhë të zgjedhë, ai duhet të dijë se karamelet do të shfaqen menjëherë pasi radha është plotësuar.

Sa herë që rrëzohen karamelet, ato krijojnë një numër mundësish për radhë të reja, duke rritur numrin e rezultateve të mundshme.

Për të kontrolluar pikët më të larta, lojtari duhet të kthehet mbrapsht për të parë çdo rezultat të mundshëm.

Ndaj, herës tjetër që dikush ju kritikon se luani shumë Candy Crush, mund t’i thoni se po zgjidhni një problem kompleks matematikor! 

Lajme të ngjashme

Back to top button