Diego Costa lëndohet gjatë stërvitjes me përfaqësuesen e Spanjës

Futbollisti spanjoll Diego Costa ka lënduar gjurin gjatë stërvitjes me ekipin e përfaqësueses së Spanjës të dielën, por testet konfirmuan se nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata Spanjolle e Futbollit deklaroi se mjekët do të vazhdojnë të monitorojnë lëndimin e Costas dhe se sulmuesi i Chelsea-t do të mbetet në ekipin e përfaqësueses në ndeshjen miqësore kundër Francës, e cila është planifikuar për të martën në Saint-Denis.

Costa i është nënshtruar ekzaminimeve të shumta pasi u largua nga stërvitja.

Të premten ai ishte një nga shënuesit në fitoren e Spanjës kundër Izraelit (4:1) në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës në vitin 2018.

Pas pesë ndeshjeve Spanja është e para në Grupin G me 13 pikë, sa ka edhe Italia në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button