Polonia nuk ndalet as në Mal të Zi

Polonia ka shënuar edhe një fitore në Grupin E të Eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”, përcjell koha.net.

Këtë herë përfaqësuesja polake fitoi 1 me 2 si mysafire e Malit të Zi.

Robert Lewandowski shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 40-të.

Rezultati u barazua nga Mugosa, ndërsa Lukasz Piszczek riktheu epërsinë te polakët tetë minuta para fundit të ndeshjes.

Në takim për Malin e Zi për 90 minuta u paraqit edhe sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj.

Pas pesë ndeshjeve, Polonia prin me 13 pikë, gjashtë më shumë se Mali i Zi e Danimarka që vijnë në pozitat dy dhe tre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button