“Illyrian Elite”: Ndërprerja e ndeshjes, mesazh për FSHF-në dhe Policinë

Grupi i tifozëve “Illyrian Elite” ka reaguar pas vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollist që të mos i shesë më bileta për këtë grup të tifozëve, përcjell Portalb.mk.

FSHF kishte kritikuar këtë grup të tifozëve për ndezjen e fishekzjarrëve në ndeshjen Itali-Shqipëri që çoi në ndërprerjen e takimit për disa minuta.

Ky grup thotë se kishte dashur që të ndërpriste ndeshjen për pak minuta me qëllim që t’i jepte një mesazh FSHF-së dhe Policisë për “degradim të situatës me të gjitha sjelljet e tyre të njëpasnjëshme, harbute dhe aspak profesionale ndaj tifogrupeve tjera shqiptare, sjellje të cilat e kaluan cakun në ndeshjen e fundit në shtëpi me Izraelin”.

“Illyrian Elite” e ka quajtur tendencioz dhe aspak profesional pezullimin e tyre nga hyrja në stadium, kur luan Shqipëria.

Kjo është komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje:

“Duke marr shkak nga akuzat e ardhura drejt nesh dhe duke dashur te sqarojm situaten e cila eshte krijuar ne Palermo, dhe eshte fryre shume mediatikisht, ne donin t’iu thonim qe qellimi i gjith asaj nuk ishte te denojm Kombtaren natyrisht, sepse nga sektori jone nuk eshte hedhur asgje ne fushe dhe ndaj tifozerise se thjesht italiane. Ne, me pyroshow tone i cili arriti te pezullonte per disa minuta ndeshjen, donim vetem e vetem ti jepnim nje mesazh te qarte F$HF-se dhe Policise se Shtetit ne note proteste, duke i akuzuar drejtperdrejt ata si te vetmit pergjegjes per degradimin e situates me te gjitha sjelljet e tyre te nje pas njeshme, harbute dhe aspak profesionale ndaj nesh dhe tifogrupeve Shqiptare te tjera, sjellje te cilat e kaluan cakun e tyre ne ndeshjen e fundit ne shtepi me Israelin. Ne si tifogrup nuk do zmbrapsemi nga ngjarja ne Palermo , jeni ju ata te cilet na keni trajtuar ne menyren me te keqe te mundshem ne ndeshjen e fundit ne shtepi dhe jo vetem, ku e mbushet te gjithe tribunen me police, bile me e keqja ishin edhe te armatosur brenda ne tribune. Duam qe t’iu a bejm me dije qe ne nuk i biem pishman per asnje veprim tonin per te cilin kemi te drejte dhe do vazhdojm ta kundershtojm kete terror tuajin ne bashkpunim me policin e shtetit.

Ne, pohojm me ze te lart qe vendimi i pezullimit tone per te mos marr bileta me per te mbeshtetur Kombtaren dhe ngjyrat kuqezi eshte nje vendim aspak profesional dhe me shume tendence, duke e ditur qe nga vjen ky vendim, nga njerez qe po vendosin diktat ne drejtimin e nje institucioni tashme te privatizuar nga ana tyre prej vitesh. Ju duhet te ndrroni qasje ose do te perballeni me pasojat e metejshme.

Eshte mjaftueshem e evitueshme qe qellimi jone dhe sakrificat tone, mundi, koha e harxhuar, kilometrat e bera, jane nje sinjal i qart i dashurise sone te pakushtezueshme ndaj Kombtares.

Askush, nuk ka te drejte te na heq mundesin e te mbeshteturit te Kombtares, aq me pak iu kollaret e zhytura ne korrupsjon dhe qe kurre skeni ditur te jeni nje institucion profesional dhe serioz. Ne, si tifogrup do te vazhdojm misjonin tone me çdo “arme” ndaj padrejtesive qe po na behen neve si grupim, por jo vetem…”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button