Studentët në Tetovë shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre

Lagja e studentëve në Tetovë sërish në shënjestër të vjedhësve dhe narkomanëve. Ditë më parë në këtë lagje, studentët janë sulmuar nga disa narkomanë. Ndërkaq, po të njëjtën ditë disa vjedhës kanë tentuar të futen në njërën nga banesat e studentëve, transmeton Alsat-m.

Të shqetësuar për sigurinë e tyre, studentët iu bënë thirrje autoriteteve të zgjidhin urgjentisht problemin me mungesën e ndriçimit si dhe të sigurojnë patrullime të rregullta policore.

Nga ana tjetër ndonëse kishte premtuar zgjidhjen e shpejtë të problemeve infrastrukturore në këtë lagje, Komuna e Tetovës nuk sqaron arsyen e ngecjes së punimeve.

Edhe ekipi i televizionit Alsat vizitoi disa ditë me radhë këtë lagje, por nuk vërejti asnjë polic të vetëm që kujdeset për sigurinë e studentëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button