18 vjeçari ka rrahur brutalisht gjyshen dhe gjyshin

18 vjeçari nga Gostivari J.I. ka rrahur brutalisht gjyshen dhe gjyshin e tij.

Sipas informacioneve të MPB-së, incidenti ka ndodhur dje pasdite në banesën e 69 vjeçarit M.I.

Djaloshi ka sulmuar gjyshin dhe gjyshen Xh.I dhe pa mëshirë i ka rrahur me shqelma dhe shkop druri.

Policia e Gostivarit ka arrestuar djalin J.I ndërsa tek të moshuarit pas kontrolleve janë vërejtur lëndime të rënda. 

Lajme të ngjashme

Back to top button