60 vjet nga themelimi i Traktatit të Romës

U nënshkrua për herë të parë në Romë të Italisë.

E kjo marrëveshje po rikonfirmohet në vendin e njëjtë, edhe 60 vjet më vonë, përmes një nënshkrimi simbolik të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Por që tani janë 27, në mungesë të Britanisë së Madhe, e cila tashmë ka shpallur largimin nga unioni, njofton Klan Kosova.

Traktati i Romës apo i njohur me emrin zyrtar si Traktati themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian, u bë ndërmjet disa prej shteteve evropiane dhe konsiderohet si një nga marrëveshjet që vuri themelet e Bashkimit Evropian të sotëm.

Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare, pa Britaninë, të shoqëruar edhe nga liderët e institucioneve kryesore të BE-së, të premten u priten nga shefi i Vatikanit, Papa Frençesku. Ky iu tërhoqi vërejtjen se unioni kërcënohet nga shuarja nëse nuk zhvillon një vizion të ri, që bazohet në idealin e solidaritetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button