Sulmohet një tren në afërsi të Kumanovës

Në hyrje të stacionit hekurudhor Kumanovë dje në orën 17:20 nga ana e personave të panjohur është gjuajtur me gurë një tren i udhëtarëve i cili qarkullon në relacionin Shkup – Tabanoc.

Gjatë sulmit nuk ka të lënduar.

Siç informoi sot MPB-ja, gjuajtje me gurë është kryer në sinjalin hyrës të stacionit hekurudhor Kumanovë tek fshati Çerkeç, me ç’rast është thyer një xham i dritares së derës, ndërsa janë krisur edhe dy xhama të vagonit.

Po ndërmerren masa për pastrim të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button