Llogaritja verore e kohës sjell edhe vështirësi psiko-fizike, mësoni se si t’i tejkaloni ato

Prej sot do të flemë 60 minuta më pak, sepse ora ka ndryshuar. Akrepat e orës kanë lëvizur një orë përpara. Në këtë situatë ky ndryshim do të sjell[ për shumë njerëz lodhke psiko-fizike. Ndaj bëni mirë të ndiqni këshillat e mëposhtme.

Pas pak ditësh, më në fund, do të kthehet pranvera dhe bashkë me të, një ndryshim i ri në jetën tonë të përditshme. Në fakt midis natës të së shtunës, 29 mars dhe së dielës 30 mars duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara. Do të flemë një orë më pak, është e vërtetë, por në kompensim do të kemi më shumë kohë për të kryer shumë aktivitete nën dritën e diellit. Me orën verore, në fakt, fitojmë 60 minuta “ditë”, duke u larguar pak nga momenti i errësirës.

Por a jemi vërtet të sigurt se ky ndryshim është plotësisht i padëmshëm për mirëqenien tonë? Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës “mund të shkaktojë një lloj ndryshimi në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në humorin dhe vizionin e botës së njerëzve. Pavarësisht ndryshimit vetëm për një orë, kjo periudhë i bën njerëzit të ndihen jo mirë, me një ndjesi boshe.

Sipas psikiatrit Xhon Sherp (John Sharp), i diplomuar në Universitetin e Hauvardit, oreksi më i madh për të ngrënë, vështirësia për të fjetur ose përgjumja e tepruar mund të jenë shqetësime të lidhura me ritmet e reja. Në praktikë, organizmi ynë është i detyruar që të përshtatet me këtë situatë të re, ku për çdo gjë që bëjmë do të na duhen më shumë përpjekje dhe vendosmëri. Shqetësimi më i madh, për shumë persona, do të jetë i lidhur me gjumin: sipas Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Gjumit (Aims), 12 milionë persona mund të kenë probleme me kthimin e orës së verës.

Këshilla për të fjetur mirë, pavarësisht ndryshimit të orës

Siç dihet, akrepat e zhvendosur një orë përpara sjellin një orë dritë më shumë, por një më pak për gjumë. Ja disa këshilla për të fjetur sërish mirë, pavarësisht orës verore: nga ora 10 e darkës dhe pak më pas është mirë që të filloni përgatitjet për të fjetur, fikni dritat, eliminoni zhurmat dhe ndërprisni aktivitetet impenjative. Edhe dieta (ushqimi) luan një rol shumë të rëndësishëm: thojini po sheqernave të lehta (domateve, orizit, makaronave, bukës), produkteve të qumështit dhe frutave (bananeve, mandarinave dhe fiqve) që nxisin gjumin. Mundohuni të qëndroni në ajër të pastër çdo ditë, të paktën gjysmë ore: në këtë mënyrë, ora biologjike ndihmohet për të bërë dallimin ndërmjet ditës dhe natës.

Një dhomë gjumi e parregulluar apo e rrëmujshme nuk e favorizon gjumin, ndaj gjithçka që gjeneron shqetësime duhet të “qëndrojë jashtë”. Së fundi, hidhini një sy dyshekut: ai nuk duhet të jetë shumë i fortë, por as edhe shumë i butë, sepse, përndryshe, shpina juaj nuk do të ketë një mbështetje të mirë. Gjithsesi, pas kalimit të ditëve të para të këtij ndryshimi, çdo gjë do të kthehet në normalitet, në përputhje me zakonet tuaja. Të paktën deri në vjeshtën e ardhshme (më saktësisht në natën ndërmjet 25 dhe 26 tetorit), kur ne do të njoftohemi përsëri për ndryshimin e orës.

Bëni joga

Joga është shumë e dobishme për shëndetin mendor, dhe jo vetëm, por jep efekte pozitive edhe në shëndetin fizik. Për këtë qëndroni shtrirë me shpinë dhe përpiquni të

relaksoheni dhe të rrini të qetë. Pak a shumë do të duket sikur jeni “pa frymë, si i vdekur”. Shtrihuni me shpinë mbi një sipërfaqe të drejtë, me krahët dhe këmbët e shtrira drejt por jo duke prekur trupin tuaj, pëllëmbët duhet t’i drejtoni për lart. Qëndroni në këtë pozicion për disa minuta, ose për aq kohë sa ju pëlqen. Kjo do të ndihmojë të relaksoni shpirtin dhe trupin tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button