Parlamenti nesër vazhdon punën

Siç është paralajmëruar Parlamenti nesër do të vazhdojë seancën konstituive në të cilën do të zgjidhet kryetari, zëvendëskryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, shkruan Portalb.mk.

agjendën e seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

Përndryshe, pas tri ditëve bisedime për Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime është arritur pajtim se pozita e kryetarit të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe në krye të saj të jetë Ilija Dimovski. Formimi i këtij Komisioni paraqet parakusht për vazhdimin e seancës kuvendore, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre pasi nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.

Sipas dakordimit paraprak nga partitë politike VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar.

Ndërsa, siç njoftuan nga Bashkimi Demokratik për Integrim shumicën e mbështetjes së deputetëve për kryetar të kuvendit e ka deputeti nga radhët e kësaj partie, Talat Xhaferi, për të cilin pritet të votohet ditën e hënë, por për këtë Lëvizja Besa nuk është në pajtim, pasi siç shprehen nga kjo parti, ata për kryetar të Kuvendit do të propozojnë pëfaqësuesin nga radhët e tyre.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit do të hap edhe rrugën e vazhdimit të punës së Parlamentit të Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button