Tendencat e thonjve për verën 2014

Tendencat e thonjve për verën 2014 për një manikyr perfekt janë te shumta, gjate sezonit te bukur do te jete me te vërtet shume e thjeshte te keni thonj perfekte dhe glam.

Ngjyrat e manikyreve qe do te shihen me se shumti ne thonj gjate verës 2014 janë fillimisht nuancat pastel, ideale për te pasur thonj delikate dhe romantike te ngjashme me karamelet.

Pranë këtyre tonaliteteve te lehta janë edhe ato nude nail, ngjyrat e ndezura ne portokalli, must have te 2014, blu, jeshile, koral, e verdhe limon, ideale për te ngjyrosur verën tuaj.

Ngjyrat e verës 2014

Ngjyrat e manikyreve për verën 2014 do te karakterizohen nga dy radhe, nga njëra ane manikyret delikat, romantik për te pas

ur thonj bon ton dhe nga ana tjetër shpërthim ngjyrash nga nuancat e ndezura te pasura me xixa. Për te pasur duar perfekte për sezonin e bukur, mund te zgjidhni mes gamës se gjere te tonaliteteve te ndryshme.

Shume ne tendence do te jete ngjyra portokalli edhe ne make up, na kujton ngjyrën e diellit ne perëndim, ne det. Përkrah portokallise nuk mund te mungoje ngjyra ciklamine, roze te para dhe ne premierën e thonjve te modeleve gjate sfilatave te pranvere/vere 2014. Tonalitete te tjera ne tendence do te jene boje qielli, vjollca, e kuqja, bluja e detit, jeshilja, koral etj.

 

Thonj bon ton për verën 2014

Jo vetëm ngjyra te ndezura për verën por edhe tonalitete me neutro dhe delikate, ne shume koleksione make up për sezonin e bukur gjejmë manikyr te bukur ne ngjyrat pastel. Nuanca qe na kujtojnë ato te karameleve, boje qielli, lejla, jeshile e lehte, gri e çelur dhe e bardha e qumështit mund te miksohen mes tyre për te krijuar french manikyr delikat dhe shume te bukur. Përkrah manikyr ne ngjyrat pastel do te jene dhe manikyret me efekt nude, protagoniste edhe ne sezonin e shkuar. Edhe nuancat e rozës se lehte, bezhës, te kafes do te jene përsëri ne mode.

Lajme të ngjashme

Back to top button