Ndërpritet ofensiva irakiane kundër SHI-së në Mosul për shkak të numrit të madh të viktimave civile

Kombet e Bashkuara sot shprehën shqetësim të madh nga informatat për incidentin tragjik në betejën për qytetin irakian Mosul, në të cilin jetën e humbën një numër i madh i civilëve.

“Jemi të shokuar nga ky numër i tmerrshëm i viktimave”, theksoi në deklaratën speciale Liz Grand, kordinatore humanitare për Irakun.

Autoritetet dhe banorët lokalë deklaruan të enjten se dhjetëra persona janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara pas sulmit ajror ndaj xhihadistëve nga Shteti Islamik në lagjen Al Aghavart al Xhadida. Sulmi javën e kaluar shkaktoi shpërthim të madh dhe ende po nxirren trupa nga rrënojat.

Forcat qeveritare irakiane sot publikuan se ndërprerja e fushatës për marrje të pjesës perëndimore të Mosulit, për shkak të numrit të madh të viktimave civile.

Mbi 200 mijë persona e kanë braktisur shtëpitë për shkak të betejës për dëbim të SHI-së nga Mosuli.

Ofensiva kundër SHI-së në Mosul zgjat rreth gjashtë muaj. Pjesa lindore dhe gjysma e pjesës perëndimore e qytetit tanimë janë nën kontroll irakian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button