Një lituaneze ka flokë të gjata 230 centimetra

Lituanezja, Alia Nasirova nuk i ka prerë flokët plot 20 vite dhe tani flokët e saj janë të gjata 230 centimetra, ndërsa peshojnë dy kilogramë.

“Flokët i kam më të rënda se macja jonë”, thotë Alia, e cila ka filluar t’i rrisë flokët e inspiruar nga princeshat e filmave të “Dizni”.

Kur dëshiron të rregullojë frizurë i nevojitet e gjithë dita – t’i lajë, t’i krehë dhe t’i thajë. Edhe krahas kësaj, kjo nuk ka qëllim që t’i shkurtojë flokët, edhe pse shumë veta e shtyjnë ta bëjë këtë, por jo edhe bashkëshorti i saj Ivan. 

Gjithmonë ka dashur të duket si princeshë. Është pak e sikletshme në krevat, kur duhet të kem kujdes që mos t’ia dëmtoj flokët. Si do që të jetë, jam krenar për gruan time”, tha ai për revistën “San”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button