Vajgëll demanton të ketë thënë diçka për Gruevskin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgëll, demanton të ketë thënë se “Nikolla Gruevski u ka thënë atyre se do të shkoj deri në fund, ngase nuk dëshiron që të shkoj në burg”. Në një prononcim për MIA-n, Vajgëll ka thënë se ai si njeri asnjë herë nuk e personifikon përgjegjësinë dhe nuk përzihet në politikën e Maqedonisë duke përmendur emra dhe njerëz.

“E kam thënë edhe më herët, Maqedonia duhet ta përjetoj pastrimin e politikës së saj dhe rruga për më tutje është edhe ajo çfarë po e bën Prokuroria Speciale. Nëse vërtetohet nëpërmjet gjyqësorit se ekziston ndonjë përgjegjësi individuale e cilitdo qoftë, atëherë ai do të kuptoj se në shtet juridik duhet të bart pasojat”, ka thënë Vajgëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button