Zaev: Jemi fuqishëm të përcaktuar drejt vlerave evropiane, presim që të hapen dyert për Maqedoninë

ryetari i LSDM-së Zoran Zaev për nder të shënimit të 60-vjetorit të jubileut të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, me të cilën vendosen themelet e Bashkimit Evropian, në emrin e tij dhe në emrin e LSDM-së sot i dërgoi urim ambasadorit të BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar dhe delegacionit të Komisionit Evropian.

Vlerat e vendosura evropiane janë rruga për zhvillim demokratik dhe avancim dhe përsosmëri të proceseve demokratike si për vendet anëtare ashtu edhe për vendet aspiruese për anëtarësim në Union, pavarësisht nga sfidat para të cilave ajo është vendosur sot”, theksoi Zaev në urim.

Jam i bindur, thotë ai që vetëm uniteti, solidariteti dhe e ardhmja evropiane e BE-së si dhe  hapja e unionit drejt vende të tjera të reja anëtare do të vazhdojë të prodhojë stabilitet dhe siguri, prosperitet ekonomik dhe jetë cilësore të qytetarëve nga shtete që gravitojnë në truallin evropian.

“Me këtë rast  e theksoj përcaktimin e fuqishëm të LSDM-së si parti politike, por edhe si subjekt që  pres të  udhëheqë Qeverinë e re reformiste në Maqedoni, për perspektivë evropiane të Republikës së Maqedonisë në frymën e vlerave evropiane”, citohet në njoftim.

Ai porositi se përmes një bashkëpunimi të përbashkët me BE-në si edhe deri tani të bazuar në bazën parimore dhe demokratike përmes proceseve reformatore që do të ndërmarrë Maqedonia në periudhën që mbetet, ai  pret hapjen e dyerve të Evropës për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button