Robotët rrezikojnë 30 për qind të vendeve të punës në Britani

Robotika dhe inteligjenca artificiale mund të rrezikojë një të tretën e vendeve të punës në Britaninë e Madhe deri në vitin 2030 tregojnë rezultatet nga investigimi në kompaninë konsultative-revizore PrajsvoterhausKuper (PwC).

PwC në studim megjithatë vlerëson se para të gjithave do të ndryshojë natyra e disa profesioneve, nëse ato tërësisht zhduken.

Kompania shtoi se automatizimi do të mund të krijojë pasuri më të madhe dhe punë shtesë në një numër më të madh të sektoreve në ekonomi.

Vendet e punës në prodhim dhe në shitjen me pakicë janë më të rrezikuara  nga teknologjitë e reja, citohet në investigim.

Studimi vlerëson se 30 për qind e vendeve ekzistuese të punës në Britaninë e Madhe janë në  grupin më të madh potencial të rrezikuar nga automatizimi në krahasim me 38 për qind në SHBA, 35 për qind në Gjermani dhe 21 për qind në Japoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button