Tilerson do të takohet me Erdoganin gjatë vizitës në Ankara

Sekretari amerikan shtetëror Reks Tilerson do të takohet gjatë vizitës në Turqi me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, njoftoi Stejt Departamenti.

“Sekretari amerikan shtetëror Reks Tilerson niset për në Ankara më 30 mars në një takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë shtetërorë të Turqisë, i cili do të jetë në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit të SHBA-së me aleatin e saj në NATO në nivel të lartë”, theksoi Stejt Departamenti.

Në njoftim theksohet se Tilersoni planifikon që të shqyrtojë mënyrë të mëtejshme për luftë kundër grupacionit të Shtetit Islamik.

Tilerson pas Turqisë do të niset për në Burksel për vizitë në selinë e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button