Amnistohet drejtori që nxiti nxënësit të protestojnë

Pavarësisht protestave të përditshme të nxënësve në Ohër, Inspektorati shtetëror i Arsimit njofton se gjatë inspektimit në Shkollën e Mesme “Shën Klimenti” është konstatuar se të gjitha orët mbahen sipas planit dhe nuk ka mungesa të nxënësve, përpos disa rasteve të mungesave të nxënësve për shkak të gjendjes shëndetësore, por jo siç thuhet në njoftim mungesë të grupeve të nxënësve gjatë procesit mësimor, njofton Alsat M.

Inspektorati gjithashtu ka vendosur të mos e sanksionojë drejtorin e gjimnazit të Prilepit, Kire Nikollovskin, për të cilin opozita pretendon se ka motivuar nxënësit që të protestojnë kundër platformës së partive politike shqiptare.

Por avokati i popullit hedh dyshime mbi vendimin e këtij Inspektorati. Ixhet Memeti paralajmëron procedurë për vërtetësinë e vendimit të Inspektoratit shtetëror të arsimit.

Nga ana tjetër ambasada e fëmijëve “Megjashi” thotë se pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve në protesta rrezikon bashkëjetesën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button