LSDM: Maqedonisë i nevojitet zgjidhje e shpejtë e krizës politike

Të gjithë partitë politike dhe institucionet duhet t’ua hapin rrugën proceseve demokratike në Maqedoni, për shkak se kjo është zgjedhje e qytetarëve. Maqedonisë i nevojitet zgjidhje e shpejtë e krizës politike, njofton LSDM-ja.

Opinioni vendor dhe ndërkombëtar, theksojnë nga partia, presin sjellje shtetërore nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe nga ana e institucionit president i shtetit, të cilët duhet të mundësojnë formim të Qeverisë së re.

“Rreth 700.000 qytetarë zgjodhën ndryshime në zgjedhje kredibile dhe në mënyrë demokratike formuan shumicë parlamentare nga 67 deputetë dhe ky vullnet shumicë i qytetarëve është obligim për të gjithë që të shndërrohet në institucionet e sistemit. Kryetari Zaev i cili e fitoi mbështetjen doli me programin e Qeverisë së re reformuese, e cila i garanton unitaritin dhe sovranitetin e Maqedonisë, dhe siguron jetesë cilësore qytetarëve, qeverisje të së drejtës, kohezion social dhe perspektivë euro-atlantike”, thuhet në kumtesë.

Nga LSDM-ja potencojnë se si parti serioze do të vazhdojnë me kujdes t’i lëvizin proceset demokratike.

“Përmes institucioneve të sistemit do të zgjidhet presidenti i ri i Kuvendit dhe ai do ta njoftojë Gjorge Ivanovin se është i detyruar menjëherë t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, për përbërje të Qeverisë së re. Nuk do të lejojmë që individë të përzierë në krim ta destabilizojnë Maqedoninë dhe t’i fusin në rrezik qytetarët dhe familjet e tyre”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button