Ndeshja mes Kroacisë dhe Ukrainës, arrestohen 41 persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë kanë konfirmuar, se gjatë dhe pas ndeshjes së zhvilluar mbrëmë në stadiumin Maksmir të Zagrebit mes kombëtares vendase dhe Ukrainës janë arrestuar 41 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksohet, kryesisht bëhet fjalë për persona të cilët janë arrestuar për gjendje të alkoolizuar, konkretisht për shkelje të ligjit për pengimin e trazirave në gara sportive.

MPB shtoi se mes tifozëve nuk janë regjistruar incidente as përleshje.

Ndeshjen mes Kroacisë dhe Ukrainës në Maksimir e kanë ndjekur 28.000 persona, ndërsa kombëtarja vendore fitoi me rezultat 1:0 dhe iu afrua plasimit në Kampionatin Botëror të vitit 2018 në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button