Soni Malaj hap një biznes të ri

Tashmë është bërë trend që personazhet e njohur të muzikës apo televizionit të shfrytëzojnë popullaritetin e tyre, duke hapur biznese, që shpesh nuk kanë të bëjën aspak me profesionin e tyre, shkruan Bordo.al.

Këngëtarja Soni Malaj, duket se shumë shpejt do të bëhet pjesë e konkurrencës në fushën e organizimit të eventeve të ndryshme.

Sipas “Panorama”, Soni që prej gushtit të kaluar është regjistruar në QKR, si aksionerja e vetme e këtij biznesi. Deri tani ajo nuk ka bërë asgjë publike, ndaj mbetet për t’u parë se në çfarë do të konsistojë me detaje kjo sipëmarrje. Ky është një prej bizneseve më të përhapura kohëve të fundit në Shqipëri dhe shumë personazhe të njohur janë bërë pjesë e hapjes së agjensive të organizmive të eventeve. Epo suksese Soni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button