Në Rripin e Gazës vritet një zyrtar i Hamas-it

Mazen Faqha, zyrtar i Hamas-it, është vrarë të premten vonë në Rripin e Gazës, që është nën bllokadë të Izraelit, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

“Faqha është vrarë nga ana e disa sulmuesve të panjohur në rajonin Tal al-Hawa”, theksuan nga Ministria.

Menjëherë pas vrasjes, brigada e Ezzedin al-Qassam, krahu i armatosur i Hamas-it, konfirmoi në faqen e saj të internetit se Faqha është vrarë duke e përshkruar si një liderët e saj.

Hamas të shtunën në mëngjes publikoi një kumtesë në të cilën për vdekjen e Faqha-s si përgjegjës e konsideron Izraelin.

“Lëvizja e Hamas-it dhe brigada e saj e konsiderojnë se forcat cioniste dhe agjentët e saj janë përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm”, bënë të ditur nga Hamas-i.

Faqha disa herë në Izrael ka qenë i dënuar me burg, ndërsa u lirua në vitin 2011 në shkëmbimin e të burgosurve mes Hamas-it dhe Izraelit. Sipas marrëveshjes së atëhershme, Izraeli liroi 1.027 të burgosur palestinezë në këmbim për ushtarin izraelit Gilad Shalit, të cilin Hamas-i e zuri rob në vitin 2006.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button