Todorv disponon me diagnozat e të gjithë pacientëve në shtet

Përmes projektit “Termini im” i cili filloi para pothuajse 5 viteve, në vitin 2012, Ministria e Shëndetësisë ka qasje deri tek diagnozat e të gjithë pacientëve, alarmojnë një pjesë e mjekëve amë, të cilët çdo ditë pas mbarimit të punës i dërgojnë të dhënat e të gjithë pacientëve, të cilët gjatë ditës kanë qenë në kontroll tek ata, transmeton Fokus, ndërsa përcjell Portalb.mk.

Projekti “Termini im” funksionon në të gjitha spitalet i lidhur përmes sistemit të centralizuar online, i cili lidhet drejtpërdrejtë me Drejtorinë për shëndetësi elektronike, e cila është e vendosur në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Milan Arizankovski. Ai është përgjegjës për pjesën e caktimeve elektronike të terminëve për pacientët, ndërsa qasje në gjithë kartonët shëndetësorë ka edhe ministri resor Todorov.

Në këtë mënyrë, Ministria e Shëndetësisë, Todorov dhe administruesit e tij, çdo ditë kanë qasje në kartonët shëndetësor dhe diagnozat e të sëmurëve, me këtë nëse kanë nevojë të kontrollojnë ndonjë dosie shëndetësore të dikujt, të kuptojnë nga çka vuan pacienti, çfarë barna pranon dhe në çfarë kontrolle duhet të shkojë, këtë e zgjidhin vetëm me një klikim në kompjuter, pas të cilit hapet e tërë historia shëndetësore me të gjitha të dhënat personale të pacientit.

“Fokus” bisedoi me disa mjek në lidhje me këtë temë, ndërsa ata vlerësojnë se më e keqja e këtij projekti është se të sëmurët nuk kanë asnjë lloj intimiteti dhe mbrojte të të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button