BE: Sanksione të mundshme për parti dhe individë

Euro-deputët Vajgëll, Kukan dhe Flekenshtajn do të propozojnë që Parlamenti Evropian në prill, të mos e votojë rezolutën për Maqedoninë por të hapë debat për krizën politike në vend. Në një intervistë për portalin Nova Tv, Vajgëll njofton se kjo është një ndër masat ndëshkuese për vendin dhe nuk përjashton mundësinë e sanksioneve të tjera, në rast të vazhdimit të krizës, përcjell Alsat M.

Do të propozojmë që të mos votohet por të hapet debat. Me gjasë do të votohet një muaj më vonë. Kjo mund të kuptohet edhe si vërejtje ose si sanksion megjithatë është e qartë se BE-ja për Maqedoninë si vend kandidat ka edhe instrumente të tjera duke filluar nga financat deri te të tjera sepse nëse kriza vazhdon, ajo mund të sjellë pasoja serioze si destabilizim të vendit dhe rajonit – tha Ivo Vajgëll, euro-deputet.

Duke komentuar refuzimin e fundit të presidentit Gjorge Ivanov për të takuar komisionarin Han dhe euro-deputetët, Vajgëll e konsideron atë papërgjegjësi dhe nxitje të protestuesve.

Para së gjithash, Presidenti duhet të bisedonte me ne sepse e kishte mundësin por ishte e qartë se ai nuk donte që të takohet me ne. E lexova mesazhin e tij ku shkruante se ka thënë gjithë çfarë ka pasur për të thënë dhe tani le të flasë populli. Ky mesazh nuk mund të kuptohet ndryshe përveç si nxitje e qytetarëve që të dalin në rrugë dhe mendoj se kjo është një thirrje shumë e papërgjegjshme -u shpreh Ivo Vajgëll, euro-deputet.

Han dhe Eurodeputët nga faktorët politik në vend kërkuan respektim të demokracisë dhe Kushtetutës, dhënien e mandatit për shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re dhe ftuan aktorët politik të kenë kujdes për retorikën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button