Parlamenti i Britanisë përkrah bashkëpunimin strategjik me Turqinë

Në raportin e Këshillit për Çështje të Jashtme të Parlamentit të Britanisë, është theksuar potenciali i marrëdhënieve dypalëshe mes Britanisë së Madhe dhe Turqisë, raporton Anadolu Agenvy (AA).

Në raportin e përpiluar 79 faqesh me titullin “Represioni ose shërimi”? Raportet e Britanisë së Madhe me Turqinë”, është theksuar rëndësia Turqisë si një partner ndërkombëtar.

Raporti përkrah zhvillimin e bashkëpunimit strategjik mes Britanisë së Madhe dhe Turqisë, ndërsa theks i veçantë është vendosur në mundësitë të cilat ekzistojnë në sferat e industrive të tregtisë, sigurisë dhe industrisë mbrojtëse.

Në të theksohet se Turqia është një forcë rajonale e cila ka një rëndësi të madhe meqë vendimet e Ankarasë do të vendosin fatin e rajonit.

Raporti thekson edhe rëndësinë e Turqisë në luftën kundër DEASH-it dhe përpjekjet e saj për refugjatët, duke vënë në dukje rolin e veçantë të Ankarasë në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Në tekstin e raportit është prekur edhe tentimi për grusht shteti më 15 korrik, ku thuhet se kjo ngjarje përbënte një sulm mbi demokracinë, “për çka mbështetja e shpejtë nga Mbretëria e Bashkuar dërguar Turqisë ishte adekuate”.

Raporti përmban pohime të kujdesshme për organizatën terroriste FETO.

Thuhet se Zyra e Jashtme Britanike beson në atë që Turqia thotë për FETO-n lidhur me tentativën për grusht shteti ushtarak, megjithatë, thekson se nuk kanë njohuri të mjaftueshme në lidhje me FETO-n.

Raporti, i hartuar në formën e rekomandimeve për qeverinë britanike, është shkruar nga anëtarë të Komisionit për punë të jashtme i cili vizitoi Turqinë në janar, ku takuan presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Binali Yildirim dhe ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.

Delegacioni i Punëve të Jashtme ishte i kryesuar nga Crispin Blunt.

Raporti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Britanisë është bërë në bazë të të dhënave të mbledhura gjatë një vizite në Turqi, si dhe nga bisedat me njerëz të caktuar në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button