Atanasov: Këtë qershor nuk do të ketë testim ekstern

“Qershori nuk do të jetë më muaji më i stresuar i vitit për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, sepse Qeveria e re prej në seancën e parë qeveritare do ta heq testimin ekstern, i cili përveç presioneve ndaj nxënësve dhe dënime për profesorët, nuk ka sjellë asgjë të mirë”, thonë nga LSDM-ja, njofton Portalb.mk.

Nga LSDM-ja paralajmërojnë reforma në arsimim, të cilat duhet të sigurojnë model arsimor të modernizuar dhe të suksesshëm.

“Në arsimimin fillor, në pesë vitet e para do të ketë vetëm vlerësim me shkrim. Nota do të ketë në katër vitet e ardhshme. Numri i nxënësve në paralele do ta ulim në 25 nxënës mesatarisht. Në arsimimin e mesëm, përkundër gjimnazit klasik katërvjeçar dhe arsimimit profesional, do të vendosim edhe mundësi që të përfundohet shkollimi pas vitit të dytë dhe të tretë në shkollat profesionale. Kështu, ata të cilat do të duan që më shpejtë të hyjnë në tregun e punës, nuk do të ketë nevojë që t’i mbajmë më gjatë në sistemin arsimor”, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryetar i komisionit në arsimim, nga LSDM-ja, Petar Tanasov.

Ai shtoi se Qeveria e re do ta kthejë dinjitetin dhe autonominë e universiteteve.

“Do t’i rishikojmë studimet e disperzuara. Do të ndihmojmë që të rregullohen programet studimore me nevojat e shoqërisë. Shteti do ju ndihmojë studentëve në shkollimin e mëtejshëm, por edhe për gjetjen e punës. Asnjëherë më nuk do të lejojmë të bëhen eksperimente ndaj nxënësve dhe zgjedhje të përkohshme të cilat shkojnë në dëm të nxënësve, studentëve, arsimtarëve dhe profesorëve, siç ka qenë deri tani”, theksoi Atanasov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button