Maqedoni, policia po hulumton pas sulmuesit të shoferit të ambasadorit turk në Maqedoni

Policia kumtoi se po merr masa për gjetjen e personit të panjohur i cili dje pasdite fizikisht e ka sulmuar shoferin e ambasadorit turk në Maqedoni, derisa me automobilin zyrtar ishte parkuar para Ministrisë së Kulturës.

Siç informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, dje në orën 16:15 në Shkup, para Ministrisë së Kulturës është parkuar automobili “Mercedes” me targa diplomatike nga Ambasada e Turqisë. Në një moment ka ardhur një person i panjohur dhe ka tentuar ta largojë flamurin e Turqisë nga automobili. Pasi nuk ia arriti qëllimit, fizikisht e ka sulmuar O.S. (57) nga Shkupi, shofer i ambasadorit turk në shtet.

Sulmuesi e ka goditur shoferin me grushte në pjesën e kokës, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur. Merren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit, kumtoi MPB-ja në Buletin e rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button