Në Shqipëri 10 poste ministrore drejtohen nga gratë
Për herë të parë gjysma e kabinetit qeveritar në Shqipëri janë gra, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.
Me miratimin e ministrave të rinj nga Parlamenti, Ogerta Manastirliu si ministre Shëndetësie dhe Olta Xhaçka si ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhjetë poste ministrore drejtohen nga gratë.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, organizata ndërkombëtare UN Women Albania që operon në Shqipëri (me fokus të drejtat e grave) mbështet qeverinë për më shumë poste drejtuese me në krye gratë.
“Suksese ministrave të rinj dhe urojmë më shumë gra në poste drejtuese në politikë”, thuhet në status.
Në zgjedhjet e 2015-ës, kuota gjinore në këshillat bashkiak u bë 50%.