Thaçi: Intervenimi i NATO-s i dha fund terrorit serb dhe hapi rrugën e çlirimit në Kosovë

President i Kosovës, Hashim Thaçi  duke kujtuar 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve serbe, ka thënë se me këtë intervenim po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit serb në Kosovë, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.
Ai me anë të një statusi në facebook, është shprehur se më 24 mars 1999 ndryshuan libra e historisë evropiane.

Ai ka thënë se në këtë ditë po ashtu kujtojmë ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve dhe shërbimit në Kosovë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Më 24 mars 1999 filloi bombardimi i caqeve policore dhe ushtarake serbe nga Aleanca ushtarake më e fuqishme e globit – NATO.

Me këtë intervenim po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë dhe po hapej rruga e çlirimit të Kosovës.

Në këtë datë ndryshuan edhe librat e historisë evropiane. Për herë të parë, bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin.

Sot kujtojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve dhe shërbimit në Kosovë, por edhe nderojmë aleatët tanë që e përmbushën premtimin për lirinë tonë.

Sot, 18 vjet më vonë, ne synojmë që në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë perëndimorë të bëhemi anëtarë të NATO-s, që nesër edhe ne të kontribuojmë anekënd botës për ruajtjen e paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button