Osmani: Talat Xhaferi kandidati i vetëm për kryetar të ri të Kuvendit të Maqedonisë

“Talat Xhaferi është kandidat i vetëm i BDI-së dhe shumicës së re parlamentare për kryetar të ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, konfirmon për Portalb.mk, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Xhaferi ka marrë mbështetjen e shumicës  parlamentare.  Ndërkohë që raportohet se  votimi i Xhaferit për kryetar të Kuvendit të mbahet javën që vjen. Me zgjedhjen e Xhaferit, Kuvendi i Maqedonisë për herë të parë që nga pavarësia e saj, do të ketë një kryetar shqiptar.

Kryetari i ri i Kuvendit duhet ta njoftojë presidentin, Gjorge Ivanov, se është arritur shumicë parlamentare dhe i njëjti duhet t’ia ndajë mandatin për formim të Qeverisë, Zoran Zaevit të LSDM-së në afat prej 10 ditëve.

Përndryshe, dje pas tri ditëve bisedime për Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime është arritur pajtim se pozita e kryetarit të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe në krye të saj të jetë Ilija Dimovski.

Me këtë hapet mundësia për konstituim të seancës parlamentare gjatë ditës së hënë, kur edhe duhet të zgjedhet folësi i parlamentit.

Sipas dakordimit paraprak nga partitë politike VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë në Komision, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar.

Konfirmimi i propozimit për formimin e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive kuvendore, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre pasi nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Pak si zorte!!!? Sipas asaj qe po ndodh dhe perfolet, S’ka me lene Vmro asnjehere!!!?
    Ndersa Bdi eshte shume shume e etshme per pushtet qe se ka patue asnjehere ,pa marre parasysh se cfare cmimi do tè paguajne Shqiptaret…

  2. Pak si zorte!!!? Sipas asaj qe po ndodh dhe perfolet, S’ka me lene Vmro asnjehere!!!?
    Ndersa Bdi eshte shume shume e etshme per pushtet (qe se ka patur asnjehere) ,pa marre parasysh se cfare cmimi do tè paguajne Shqiptaret…

Leave a Reply to tetova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button