Zhernovski dhe Zaev sot biseduan për Qeverinë e re reformuese

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski sot u takua me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë nga Komuna Qendër, në takim kanë biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoni,  për punën e Komunës dhe për pasojat me të cilat përballet Komuna Qendër. Gjithashtu është biseduar edhe për reformat që i planifikon t’i bëjë Qeveria e re në vetëqeverisjen lokale, me qëllim të punës efikase dhe transparente të komunave në interes të qytetarëve.

“Kryetari i Komunës, Zhernovski e informoi kryetarin e LSDM-së për realizimin e Programit të Komunës dhe për rezultatet e arritura, duke pasur parasysh se Komuna për tre vjet e gjysmë ka realizuar 230 projekte edhe për kundër të gjitha obstruksioneve nga qeveria aktuale ”, deklarojnë nga Komuna Qendër.

Më tej në kumtesë, thuhet se në takim është shprehur pajtueshmëri se anulimi i planeve kontestuese të detajuara urbanistike është hap plus në drejtim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe luftës kundër mafisë urbane.

“Më vjen mirë që sot kam pasur mundësinë që prej së afërmi ta njoftoj kryetarin e LSDM-së me punën e Komunës Qendër. Si person me përvojë të gjatë dhe kryetar i tri mandateve, dhe tani është para formimit të Qeverisë së re reformuese, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka pasur sugjerime konstruktive dhe ide që mund të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të Komunës Qendër”, tha Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button