Junker e paralajmëroi Trampin: Nëse BE-ja shpërbëhet, në Ballkan do të ketë luftë

Njeriu i parë i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker e ka paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Tramp se është e mundur luftë e re në Ballkan, shkruan sot “Katimerini”, duke iu referuar intervistës së tij për “Fajnenshëll Tajms”.

Në intervistë Junker shpeh shqetësim për reagimet e Trampit pas vendimit të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi EVropian.

Kryetari i Komisionit Evropian e paralajmëroi nënpresidentin amerikan, Majk Pens se ekziston rrezik për edhe një luftë në Ballkanin Perëndimor, nëse BE-ja shpërbëhet, me ç’rast si shkak e theksoi edhe inkurajimin e Trampit ndaj vendeve të tjera për t’u larguar nga Unioni pas Brekzitit.

Pens ishte në Bruksel më 20 shkurt, por deri më tani nuk pati hollësi për bisedimet. Junker për herë të parë flet për takimin në intervistën ekskluzive të publikuar sot në “Fajnenshëll Tajms”, shkruan “Katimerini”.

“I thashë nënpresidentit të mos e thonë atë. Mos u bëni thirrje të tjerëve të largohen, sepse nëse shpërbëhet Bashkimi Evropian, do të keni luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Junkier në intervistë.

Sipas “Katimerini”-t, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, ai gjithashtu ka potencuar se është me rëndësi që vendeve nga rajoni t’u ofrohet perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nëse i lëmë vetë, Bosnja e Hercegovina, Republika Serbska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha këto vende sërish do të kemi luftë”, e transmeton gazeta greke deklaratën e Junkerit për “Fajnenshëll tajms”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button