Rasti “Kumanova”: Prokuroria prezanton provat materiale para Sulejman Osmanit

Prokuroria Publike në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” ka prezantuar dëshmitë materiale para të akuzuarit Sulejman Osmanii njohur në opinion si Komandant Sula. Prokurori Naum Panovski prezantuar material voluminoz me foto dokumentacion, video dhe raporte nga MPB për rastin në fjalë, raporton gazeta Lajm.

Panovski ka publikuar foto-dokumentacion dhe video, nga dita e 10 marsit 2015, ku shihet i akuzuari Sulejmani Osmani se si tregon vendin e armëve që grupi kishte fshehur afër fshatit Malinë. Materiale këto që paraprakisht janë prezantuar edhe para grupi që po akuzohen për terrorizëm dhe organizim terrorist në ngjarjen kritike të 9/10 majit në Kumanovë.

Sulejman Osmani, i njohur në opinion si “Komandant Sula”, është ekstraduar më 22 qershor të vitit të kaluar, nga Kosova në Maqedoni, transmeton Portalb.

55 vjeçari, ishte arrestuar në Kosovë në korrik 2015, pas një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia si i përfshirë në Grupin e Kumanovës, ku mbetën të vrarë tetë policë.

Osmani u bë i njohur për opinionin publik pas dorëzimit të të mbijetuarve të konfliktit, ku ai në mënyrë misterioze, me pranga në duar, arriti t’i ikë policisë maqedonase.

Osmani për disa media deklaroi se kishte arritur të arratiset, pasi ishte dërguar nga policia me helikopter për ta treguar vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur afër fshatit Gushincë.

Gjykimi i Osmanit, bëhet ndaras nga 37 të akuzuarit të tjerë, pasi që nisi më vonë dhe Gjykata nuk pranoi për ta bashkuar lëndën, pasi që do të duhej të kishte rigjykim nga fillimi.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button