VMRO DPMNE: Nevojiten zgjedhje të reja, në të kundërtën revolti do të rritet

Zgjedhjet janë debati më i mirë që Zoran Zaevi mund ta bëj për Platformën e Tiranës dhe elementet që i përmban ajo, thuhet në njoftimin e rregullt ditor të VMRO DPMNE-së. nga partia shtojnë se në të kundërtën revolti do të rritet dhe çdo ditë qindra mijë qytetarë do të shprehin revoltën e tyre nga “raporti servil i kriminelit Zaev”.

“Platforma e Tiranës është kundër- kushtetuese dhe pranimi i saj e fut Maqedoninë në proces të federalizmit. Kjo Platformë e Tiranës ka për qëllim të shkatërrojë Maqedoninë dhe ta shndërroj nga shtet multietnik në binacional. Është e dukshme që LSDM e ka pranuar Platformën e Tiranës pasi po hesht dhe nuk e hedh poshtë në tërësi. Qytetarët lexuan këtë politikë të LSDM-së dhe për këtë janë të shqetësuar dhe me plot arsye manifestojnë revoltë të fuqishme”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Prej atje përsëritin qëndrimin se nevojiten zgjedhjet të reja parlamentare “që qytetarët të mos mashtrohen nga Zaevi pas zgjedhjeve”.

“Nëse konsideron se duhet të pranohet dhe realizohet një platformë e këtillë, që cenon karakterin unitar të shtetit, le ta paraqet si program të veten, dhe qytetarët le të thonë se çfarë mendojnë për atë dhe politikanët që e propozojnë”, thonë nga VMRO DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button