Në Negotinë një fëmijë katër vjeçar është kafshuar nga qeni

Në Spitalin e Kavadarit sot është pranuar një fëmijë katër vjeçar i cili ishte kafshuar nga qeni në oborrin e fqinjëve, njofon Portalb.mk.

Ashtu siç informon shefi i Departamenti të Kirurgjisë, kirurgu Dano Kullev, bëhet fjalë për fëmijë nga Negotina, i cili sipas asaj që e kanë deklaruar prindërit, fëmija është kafshuar në oborrin e fqinjëve.

“Bëhet fjalë për katër plagë. Dy në pjesën e pasmë të kokës, një në shpatullën e majtë dhe një në pjesën e brendshme të kofshës së majtë”, deklaroi Kullev.

Është kryer intervenim në plagët,  fëmija ka marrë edhe terapi përkatëse, pas intervenimit u mbajt në Departamentit e Spitalin Kirurgjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button