Maqedonia optimiste para duelit me Lihteshtajnin

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll sonte do të luajë në Vaduz ndeshjen me Lihtenshtajnin në duelin mjaft të rëndësishëm në kuadër të ndeshjeve kualifikuese  për Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. Futbollistët dhe stafi i trajnerëve janë në atmosferë pozitive dhe me optimizëm presin duelin e sontëm për të shijuar dhe fitoren e parë në këtë cikël, që kishte filluar mbrapsht për Maqedonisë, duke pësuar disfata nga Shqipëria, Italia, Spanja dhe Izraeli. Seleksionuesi Angellovski ka eliminuar edhe dilemat e fundit para ndeshjes me Lihtenshtejnin, ndërsa pret lajm nga delegati i takimit nëse Stefan Spirovski do të ketë të drejtë loje me mbrojtëse në dorë, shkaku i frakturës.

Angellovski në duelin kundër Lihteshtajnit duket se e ka të patjetërsueshme të luajë me formacion sulmues, nga vet fakti se për herë të parë në këto eliminatore e sheh veten në rolin e favoritit. Andaj sulmin e Maqedonisë do ta udhëheqin Pandevi dhe Nestorovski, ndërsa pritet të mësohet krejt para ndeshjes se kush do të jetë ndihmësi i tyre i cili edhe do të shënojë gola, Ejupi apo Triçkovski.

Maqedonia për këtë ndeshje do të jetë e dobësuar me mungesën e dy futbollistëve të Shkëndijës, Ferhan Hasanit dhe Egzon Bejtullait të cilët shkau i lëndimeve nuk kanë udhëtuar fare në Vaduz, ndërsa Ezgjan Alioski e ka lëshuar këtë ndeshje shkaku i kartonave të verdhë. Reprezentacioni i Maqedonisë nga kjo përballje pret pikët e para në këto kualifikime, ndërsa sa për statistik të rikujtojmë se në vitin 1996 Maqedonia e kishte shënuar fitoren më të lartë në histori, duke e mundur pikërisht Lihteshtajnin me rezultat 11:1.  Ndeshja Lihtenshtajni – Maqedonia luhet sot me fillim në orën 20:45.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button