LD: Sjellja e butë do të keqpërdoret nga VMRO-DPMNE-ja

Lidhja Demokrate e Maqedonisë konsideron se prej të hënën dhe më tej shumica parlamentare e LSDM-së, BDI-së, BESËS dhe Aleancës së Shqiptarëve, duhet të tregojnë forcë dhe vendosmëri edhe gjatë zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit edhe gjatë formimit të Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Sjellja e butë e vazhdueshme, do të keqpërdoret nga VMRO-ja dhe përmes fushatës manipuluese mediale do të përpiqet që të thellohet kriza dhe të parandalohet transferimi i Qeverisë. Partitë e shumicës parlamentare mund të mundohen në dy dytët e ardhshme të ofrojnë dhe të arrijnë kompromis me udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së me qëllim që të hënën të zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe me këtë të krijohen kushte për zgjidhjen e Qeverisë reformuese dhe transferim të shpejtë dhe të qetë në pushtet”, thuhet në deklaratën e LD-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button