Donald Trump u kërcëohet kongresistëve republikan

Presidenti amerikan Donald Trump iu kërcënua kongresistëve republikan se nëse nuk votojnë për ndryshim të pjesëve të ligjit për sigurim shëndetësor që e solli paraardhësi i tij Barak Obama, rrezikojnë të mbeten “përgjithmonë të shënuar” si mbështetës të “Obamaker”,  që për ata do të paraqiste “katastrofë”.

Sipas mediave amerikane, kërcënimi është shqiptuar në takimin e Trampit me kongresistët republikan të mbajtur me dyer të mbyllura.

Bëhet fjalë për presion të presidentit Tramp që në Kongres të miratohen ndryshime e “Obamaker”, që i ka propozuar administrata e re në formë të Ligjit të posaçëm për sigurim shëndetësore.

Fillimisht, ligji i Trampit duhej të miratohet dje, për kur këtë e paralajmëroi edhe vetë presidenti, por miratimi u shty pasi u kërkuan korrigjime të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button