FAC: Gruevski me trimëri dëshpëruese, në konflikt të hapur me BE-në

Gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung” (FAC), shkruan se sjellja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen e vendit, njofton Portalb.mk.

“Mbi Maqedoninë kanoset stuhi politike”, paralajmëron FAC, në tekstin “Dalje nga dalje”, ndërkaq në nëntitull pyet se “vendi a është përpara luftës qytetare?”. Sipas gazetës, mospajtimet tradicionale mes “shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare këtë herë, nuk janë ato të cilat e dërgojnë vendin drejt pasigurisë së madhe”.

“Por, këtë herë po bëhet konflikt brendamaqedonas mes dy taborëve më të mëdha të cilat e tejkaluan konkurrencën e zakonshme politike dhe kërcënohen me eskalim të dhunës”, shkruan gazeta.

Më tej, FAC, nënvizon se presidenti Ivanov, “i cili punon nën direktivë të Gruevski, refuzon që t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë së re, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev”.

“Arsyetimi i tij është se bashkëpunimi mes Zaevit dhe shqiptarëve është kërcënim për unitaritetin. Gruevski pas saj tregon se mund të mobilizohen përkrahësit e tij. Të martën kur në Shkup erdhi eurokomesari Johanes, Han, në kryeqytet protestuan rreth 50 mijë njerëz kundër Qeverisë së LSDM-së dhe shqiptarëve. “Kërkesat politike të shqiptarëve çojnë në   ndarje të Maqedonisë”, ishte porosia e protestuesve”, shkruan FAC.

“Pas vizitës së Hanit kriza u bë edhe më e qartë. Presidenti Ivanov nuk pati kohë që të takohet me Hanin. Ajo që Gruevski, personi kyç pas Ivanovit, tani hyn në konflikt të hapur me BE-në, e tregon trimërinë dëshpëruese me të cilën, ai do që me çdo kusht të qëndrojë në pushtet”, shton në tej FAC.

Gazeta gjermane më tej shton se “kërkesat e shqiptarëve janë që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare. Në linjë të fundit këto kërkesa nuk janë ultimatum, por janë vendosur si bazë për bisedime e cila çon drejt asaj që shqiptarët të mos jenë pakicë e privilegjuar, por para se gjithash të jenë komunitet i barabartë në Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button