Në Dukagjin po shënohet Epopeja e UÇK-së (Foto)

Sot në Dukagjin po shënohet 19-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, shkruan Lajmi.net, përcjell Portalb.mk.
Tashmë kanë filluar aktivitetet në nderim të kësaj ngjarjeje me rëndësi për luftën dhe lirinë e Kosovës, të viteve 1998/99, raporton lajmi.net.

Në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan, kanë nisur homazhet ku po marrin pjesë qytetarët të shumtë dhe personalitete politike dhe jopolitike.

Familja Haradianj, është parë duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Qendror të UÇK-së në Dukagjin.

Epopeja e UÇK-së në Dukagjin ndodhi me nisjen e luftës frontale kundër forcave policore e ushtarake të regjimit serb, në Gllogjan të Deçanit, më 24 Mars të vitit 1998, dhe pasoi Epopenë e UÇK-së në Prekaz të Ultë të Drenicës, në të cilën për tre ditë rresht rezistuan njësitet e UÇK-së, të prira nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, më 5, 6 dhe 7 Mars të vitit 1998.

Në Betejën e Gllogjanit, më 24 Mars 1998, ranë dëshmorë luftëtarët e lirisë Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

17496317_10158432136895301_539011595_n

17495834_10158432146155301_218822293_n

17474483_10158432153330301_1768336627_n

17505730_10158432156905301_1014057624_n

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button