Konfliktet etnike në Nigeri, dhjetëra të vdekur

Nga konfliktet etnike të përjetuara në muajin e fundit në Nigeri kanë humbur jetën 46 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median vendase, mësohet se policia nigeriane ka njoftuar se si pasojë e konflikteve të përjetuara në muajin e fundit mes popullatës Hausa dhe Yoruba në rajonin Osun, në jugperëndim të vendit nga të dyja palët kanë humbur jetën 46 persona dhe janë plagosur afërsisht 100 të tjerë.

Ndërsa në anën tjetër në Kongresin Popullor Oudua të formuar nga Jorubët iu është bërë thirrje zyrtarëve që të ndalojnë menjëherë konfliktet. Në thirrjen e bërë nga kongresi thuhet “I japim afat 48 orë qeverisë federale që të mundësojë ndalimin e ngjarjeve dhe të sigurojë drejtësinë.”

Në Nigerinë me popullsi afërsisht 190 milionë banorë ku jetojnë mbi 200 grupe etnike, theksohet se Hausa dhe Yoruba janë grupet më të mëdha në mesin e grupeve etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button