Ndërron jetë një i burgosur 29 vjeçar në Burgun e Shtipit

Një i burgosur nga Shtipi, në moshë 29 vjeçare, ka  ndërruar jetë në qeli, ku është dërguar, pasi që shëndeti i është përkeqësuar gjatë qëndrimit në oborr. Policia njoftoi se Erdall Jusinov ka ndërruar jetë të mërkurën rreth orës 14:15 në Burgun e Shtipit, në krevatin e dhomës. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi të ndjerit është dërguar për në autopsi, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç mësohet, arsyeja për vdekjen ka qenë sulmi në zemër. Në momentin kur i është përkeqësuar gjendja, nuk ka pasur se kush ti japë ndihmë, pasi që mjeku i burgut është në specializim. Nga udhëheqësia e burgut menjëherë kanë thirr Ndihmë të Shpejtë, por kur ka arritur mjeku i Ndihmës së Shpejtë vetëm se është konstatuar vdekja.

Jusinov në burg ka qëndruar për më shumë se një muaj. Në mesin e muajit shkurt të këtij viti, ka ardhur për ta mbajtur dënimin prej një viti për shkak të një vjedhje të rëndë. Një ditë përpara se të vdes, i ka lindur fëmija i dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button